Kupa e Spanjës, Reali bojkoton stërvitjen dhe konferencën për shtyp 

Spanjë | 2 vite më parë

Kontradiktat mes Realit të Madridit dhe klasës së arbitrave duket se janë të mëdha. Pasditen e sotme klubi “mbretëror” ka bërë me dije se nuk do të zhvillojë stërvitjen e zakonshme në stadiumin ku do të luhet finalja në shenjë proteste pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk pranoi që të ndryshonte arbitrin në “VAR”.

Gjithashtu në sallën e konferencave të stadiumit të Sevijës sot nuk u prezantua asnjë përfaqësues i Realit të Madridit. Për këtë duel mësohet se drejtë Sevijës kanë udhëtuar 30.000 mijë tifozë të Realit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme