Kursi i drejtorit sportiv/ Ish-lojtarë të njohur mes 31 të diplomuarve, Takaj i ftuar special

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Është mbyllur me sukses kursi për drejtor sportiv, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku u diplomuan 31 kursantë. Ata përfaqësojnë një brez të ri profesionistësh në menaxhimin sportiv të klubeve shqiptare.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarit të KE të FSHF-së, Gjergji Petro, si dhe me pjesëmarrjen e të ftuarit special, presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj.

Gjatë ceremonisë, Takaj ndau eksperiencën e tij shumëvjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e rolit të drejtorit sportiv në ndërtimin e projekteve të qëndrueshme dhe konkurruese. Ai u ndal edhe te përvoja e tij me Skënderbeun, duke kujtuar periudhën e sukseseve historike të klubit dhe pjesëmarrjet në UEFA Europa League, një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar.

Në këtë kurs u diplomuan edhe emra të njohur të futbollit shqiptar që kontribuojnë aktualisht në klube të ndryshme, mes tyre Vioresin Sinani, Luan Pinari dhe Renato Malota.

Ky program i FSHF-së synon të rrisë profesionalizmin në administrimin sportiv dhe të forcojë kapacitetet drejtuese në klubet shqiptare, duke krijuar standarde më të larta në menaxhimin e futbollit modern.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme