Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë nuk shmang zgjedhjet nëse nuk zgjidhet presidenti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, se marrëveshja politike e arritur më herët (me LDK-në) duhet të sigurojë edhe votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re nuk do t’i shmangnin zgjedhjet e reja nëse nuk arrihet të zgjidhet edhe presidenti i vendit.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur presidentin, ose presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, që kuorumi të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti./KosovaPress/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




