Kuvend/ Gogu: Forcojmë sigurinë dhe mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e dy projektligjeve lidhur me barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, të cilat kanë për qëllim mbylljen e hapësirave të tregut të paligjshëm duke forcuar sigurinë dhe shëndetin publik në vend.
Ai theksoi se këto projektligje janë të lidhura ngushtë me forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.
“Këto projektligje mbyllin hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lendeve psikotrope dhe lidhen me sigurinë dhe shëndetin publik, shtetin e së drejtës dhe standarde ndërkombëtare. Ju integrimin e vendin e ktheni në spektakël vetëm për të mos folur hallet e qytetarëve. Mbrohet shëndeti publiku, baza ligjore bëhet më e qartë dhe kontrolluese dhe harmonizohen standardet ndërkombëtare duke zhdukur zonën gri”, tha Gogu.
Ministri shtoi se qeveria po forcon gjithashtu kontrollin ligjor për të mbyllur boshllëqet e krijuara nga lëndët narkotike dhe psikotrope. Ai u shpreh gjithashtu se këto projektligje synojnë përditësimin e legjislacionit për t’iu përgjigjur sfidave të reja të tregut të paligjshëm.
“Qartësojmë përkufizimet dhe forcojmë kontrollin ligjor për të mbyllur boshllëqet e krijuara nga zhvillimi i lëndëve të tilla të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope. Po forcojmë kontrollin dhe po përditësojmë me direktivat e BE-së”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




