Kuvendi i Shqipërisë ndriçohet për Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve

Sociale | 1 vit më parë

Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrë të verdhë (të artë) duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, në Muajin Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve.

Iniciativa i bashkohet fushatave ndërgjegjësuese që zhvillohen çdo vit në muajin shtator, me qëllimin për të nxitur veprimin global dhe theksuar sfidat me të cilat përballen pacientët e vegjël, për të thyer barrierat në kujdesin shëndetësore, si dhe për të promovuar “Fjongon e Artë” si simbol universal të ndërgjegjësimit dhe solidaritetit ndaj kësaj sëmundje tek fëmijët.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme