Labova e Madhe në izolim, Bashkia Gjirokastër vlerëson situatën dhe nis projektin e rehabilitimit
Që prej datës 6 janar, në Labovë të Madhe shirat e rrëmbyeshëm sollën dëmtime në rrugën kryesore që bën lidhjen e fshatit me fshatin tjetër Labovë e Vogël. Në fshat janë dëmtuar edhe 3 banesa, ku për pasojë 10 banorë mbeten në qiell të hapur.
“Erdhën nga Tirana e panë shtëpinë dhe na thanë nuk do futeni brenda dhe ne nuk po futemi”, tha një banore
“Në duart e Perëndisë jemi. Presim mbështetje”, u shpreh një banor.
Për të komunikuar me pjesën tjetër të zonës, banorët janë detyruar të përdorin alternative të tjera.
“Të sëmurët nuk i marrim dot me barelë. Këtu janë vetëm moshë e moshuar”, tha një banor.
“Ne nuk kemi rrugë as për të ecur në këmbë”, u shpreh një banorë tjetër,
Ndërkohë, Bashkia Gjirokastër thotë se po vlerëson situatën në terren dhe është duke nisur projekti për rehabilitimin e zonës së dëmtuar si dhe rikthimit të qarkullimit dhe garantimit të sigurisë për banorët.
“Nga shërbimi gjeologjik aty është vlerësuar për t’u bërë një studim i plotë pasi duhet parë nëse ky aks do mbetet, pra do ribëhet apo do shikojmë për një aks të ri”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Amarilda Lelaj.
Gazetare Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




