Lamine Yamal, këpucë me flamujt e Marokut dhe Guinesë kushtuar prindërve

Në paraqitjen e tij të parë në Kupën e Botës me Spanjën, Lamine Yamal zgjodhi t’i bënte dedikim rrënjëve të tij me një detaj të veçantë. Këpucët që ai veshi për debutimin e tij në Kupën e Botës, një barazim 0-0 kundër Kepit të Gjelbër, kishin flamujt e Marokut dhe Guinesë Ekuatoriale, përkatësisht vendet e origjinës së babait dhe nënës së tij.
Lamine, i aktvizuar në minutën e 71-të në ndeshjen debutuese, është tashmë 100%. Dje, kur hyri në fushë, nuk dha kurrë përshtypjen se po mbante barrën e dëmtimit të tij. Ai bëri disa vrapime, nuk u përmbajt dhe e bëri të qartë se i kishte lënë mënjanë plotësisht frikën.
Dashuria e turmës sigurisht që i jep një motivim të madh. Kur filloi të bëhej gati për lojë, turma u tërbua dhe ulërima kur ai hyri në fushë ishte e ngjashme me atë të një festimi goli.
Duke u larguar nga stadiumi, Lamine kaloi nëpër zonën e përzier me shprehjen e zymtë të dikujt të pakënaqur me rezultatin, njësoj si shokët e tij të ekipit. Kur u pyet për gjendjen e tij fizike, ai u përgjigj se ndihet shumë mirë. Tani ai thjesht dëshiron ta provojë këtë në fushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




