Laporta: Kush e do futbollin thotë që Barça dhe PSG luajnë futbollin më të mirë në botë

Në një intervistë për CNN, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, përsëriti ambicien e klubit katalanas. Ndërsa vlerësoi sezonin e jashtëzakonshëm të Paris Saint-Germain, lideri i “Blaugranave” shprehu dëshirën e tij për ta parë klubin e tij të përballet me parisienët, ndoshta në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se ka dy ekipe mbi ne. PSG ishte shumë e mirë vitin e kaluar, në Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1, dhe luajti futboll të shkëlqyer. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer dhe janë një ekip i shkëlqyer. Fatkeqësisht, nuk ishim në gjendje të luanim kundër tyre. Është një ndeshje që bota e futbollit e ka pritur me padurim; ne ishim dy ekipet më konkurruese dhe në formë të mirë sezonin e kaluar. Shpresoj se mund të luajmë kundër tyre këtë sezon për të parë se kush është ekipi më i mirë.
Të gjithë ata që e duan futbollin thonë se vitin e kaluar PSG dhe Barça luajtën futbollin më të mirë në botë. Ne nuk mundëm të luanim Kupën e Botës për Klube ose finalen e Ligës së Kampionëve kundër tyre, por ndoshta me formatin e ri të Ligës së Kampionëve kjo do të ndodhë. Jam i sigurt se edhe Ceferin do të donte ta shihte këtë përplasje dhe se ne do të kemi mundësinë ta shohim këtë sezon”, ka thene mes të tjerash Laporta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




