Lazio-Inter, Sarri: Të besojmë deri në pikën e çmendurisë

I qartë, i vendosur dhe me një ton të ashpër. Maurizio Sarri nuk mbajti asnjë rezervë në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Interit, e cila mund t’i japë trofeun e tij të parë me bardhekaltërit.
“Pas ndeshjes të së shtunës, kam 8-9 dyshime. Ne luajtëm shumë dobët si ekip”, filloi trajneri toskan, duke iu referuar përballjes së ligës ku zikaltërit fituan me rezultatin 3-0. “Ne bëmë një performancë të keqe. Me qëndrimin e së shtunës, nuk do të arrijmë askund, kemi përgatitur diçka ndryshe”.
“Ekipi ka bërë mirë në stërvitje këto ditë, duhet të shpresojmë që humbja e së shtunës të jetë rezultat i diçkaje mentale. Kështu që nesër do ta trajtojmë ndryshe. Do të duhet të jemi të guximshëm dhe të besojmë në vetvete deri në pikën e çmendurisë”.
“Jam krenar për sezonin. Bëmë disa gabime, por kjo skuadër më bëri gjithashtu të shijoj lojën,” vazhdoi Sarri. “Kjo skuadër meriton të fitojë Kupën e Italisë sepse ka pasur një seri të shkëlqyer, duke eliminuar skuadra të shkëlqyera. Krahasuar me fillimin e sezonit, ne jemi të ndryshëm dhe jemi përmirësuar në nivel njerëzor. Ne e kaluam shkretëtirën pa ujë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




