Leao dërgon Milanin në vend të parë

Milani mundi Lazion 1-0 në ndeshjen e raundit të 13-të të Serisë A, duke marrë kontrollin e plotë të tabelës së ligës, të paktën për një natë. Kuqezinjtë luajtën një pjesë të parë shumë të qetë, duke rrezikuar pësimin e golit në të paktën disa raste, por mbijetuan falë pritjeve të Maignan.
Megjithatë, në pjesën e dytë e rritën ritmin dhe gjetën rrugën e rrjetës brenda pak minutash me një gjuajtje nga afër nga Leao, të asistuar nga Tomori.
Pavarësisht se nuk gjeti kurrë shkëndijën për të dyfishuar epërsinë, Milani mori në shtëpi tri pikët, si dhe rezultatin e dymbëdhjetë radhazi pa humbje. Të gjithë sytë tani janë kthyer nga Olimpico: përplasja direkte midis Romës dhe Napolit të dielën në mbrëmje mund të konfirmojë kuqezinjtë në krye.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



