Leao në dyshim te Milani për sfidën me Napolin, shqetëson edhe Pulisiç

Itali | 7 muaj më parë

Milani ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të sfidës kundër Napolit. Trajneri Massimiliano Allegri ka rigjetur disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret si, Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Rafael Leao.

Sulmuesi portugez kaloi gati një javë në vendin e tij, ku pati edhe një konsultë me një ekspert në lidhje me problemin me aduktorin. Për këtë shqetësim ai humbi ndeshjen e fundit të kampionatit.

Leao, pas akordit me klubin kuqezi, qëndroi në Portugali për rikuperimin dhe për të kaluar pak kohë me familjen. Milani nuk e ka ende të qartë, nëse lojtari do të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Maradona”, sepse për momentin ai po stërvitet individualisht. Sfida luhet të hënën dhe është thelbësore për klasifikimin.

Në një formë të mirë rikthehet te Milani mbrojtësi Pavloviç, që shënoi me Serbinë. Për t’u vlerësuar është edhe gjendja e Pulisiç, i cili luajti në miqësoren ndaj Portugalisë, por nuk bindi. Forma fizike e amerikanit dhe e Laos janë ndoshta lajmi më i keq për trajnerin Allegri në këtë sprint final të sezonit.

Rikthehet Loftus Cheek, që është rikuperuar më shpejt dhe do të mbajë një maskë mbrojtëse. Tetë ndeshjet që do të luajë Milani deri në fund janë Napoli, Udinese, Verona, Juventus, Sassuolo, Atalanta, Genoa dhe Cagliari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme