Leclerc dhe Hamilton skualifikohen për arsye teknike nga Çmimi i Madh i Kinës

Dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton u skualifikuan nga Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1, të cilin e kishin përfunduar respektivisht në vendin e 5-të dhe të 6-të.
Ferrari i Monegaskut, i peshuar në fund të Çmimit të Madh, rezultoi se ishte një kg nën minimumin e lejuar nga rregulloret dhe sanksioni ishte i pashmangshëm.
Ky është shënimi i delegatit teknik që kishte matur shkeljen: “Pas garës, makina e Leclerc-ut është peshuar dhe vlera ka qenë 800 kg, minimumi i kërkuar nga neni 4.1 i rregullores teknike. Meqenëse krahu i përparmë është dëmtuar […] makina është peshuar për herë të dytë me një krah të ri dhe pesha e saj është peshuar 800.5 kg. Më pas u hoqën 2 litra benzinë dhe makina peshonte 799 kg. Matja e re u konfirmua nga ekipi i Ferrarit”.
Skualifikimi i Lewis Hamilton erdhi për shkak të konsumit të tepërt të pjesës së poshtme, nën trashësinë minimale 9 mm në fund të garës. Edhe në rastin e britanikut, sanksioni ishte i pashmangshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



