“Letër drejtuar tifozëve”, De Bruyne zyrtarizon largimin nga Manchester City

Kevin De Bruyne ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur mesfushori belg përmes një postimi prekës të publikuar në profilin e tij në rrjetin X, duke iu drejtuar tifozëve:
“I dashur Manchester, duke parë këtë mesazh, ju ndoshta tashmë e kuptoni se ku po shkoj. Kështu që do të shkoj direkt në temë: këta do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester City.
Nuk është e lehtë të shkruash këto fjalë, por si futbollistë të gjithë e dimë që herët a vonë ky moment do të vijë. Ajo ditë ka ardhur dhe ju meritoni ta dëgjoni drejtpërdrejt nga unë. Futbolli më solli tek ju dhe në këtë qytet. Duke ndjekur ëndrrën time, nuk mund ta imagjinoja se kjo rrugë do të ndryshonte jetën time.
Ky qytet, ky klub, këta njerëz… më dhanë GJITHÇKA. Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të ktheja GJITHÇKA! Dhe e dini çfarë? Ne fituam GJITHÇKA. Duam apo s’duam, ka ardhur koha të themi lamtumirë.
Suri, Rome, Mason, Michele dhe unë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që ky vend ka dhënë për familjen tonë. “Manchester” do të shkruhet përgjithmonë në pasaportat e fëmijëve tanë dhe, më e rëndësishmja, do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jonë.
Nuk mund të falënderojmë mjaftueshëm qytetin, klubin, stafin, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhjetëvjeçar. Çdo histori ka një fund, por ky ishte padyshim kapitulli më i mirë i karrierës sime. Le të shijojmë këto momente të fundit së bashku! Me dashuri, Kevin.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



