Leverkusen barazon, Bayern fluturon në +8

Futboll Bota | 2 vite më parë

Leverkusen praktikisht ia dorëzon titullin Bayernit: me 4 ndeshje për të luajtur, Aspirinët janë 8 pikë prapa ekipit të Kompany pas barazimit 1-1 me St. Pauli. Në minutën e 32-të, gjërat dukej se po shkonin mirë për kampionët në fuqi të Gjermanisë. Një goditje këndi nga Grimaldo, Schick dërgoi topin në rrjetë me kokë për të firmosur 1-0.

Por në pjesën e dytë, skuadra e Xabi Alonso rrezikoi disa herë të pranonte golin e barazimit: fillimisht Hradecky iu desh të neutralizonte Smith, më pas në minutën e 74-të, Guilavogui shënoi por goli u anulua për prekje të topit me dorë.

Barazpesha u vendosur në minutën e 78-të me golin e Boukhalfa. Pas pësimit të golit, Leverkusen reagoi me zemërim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Tani largësia me kreun është 8 pikë, kur vetëm 12 janë në dispozicion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme