Leverkusen zyrtarizon transferimin e pasardhësit të Florian Virc

Gjermani | 2 vite më parë

Kampionët e Gjermanisë në fuqi kanë nisur të hedhin bazat për ekipin e të ardhmes. Të vetëdijshëm se nuk mund të mbajnë për një kohë të gjatë Florian Virc, Bajeri është përgatitur për largimin e talentit duke fiormosur me një tjetër lojtar me perspektivë.

Leverkusen arriti akordin me Hertën e Berlinit për të siguruar shërbimet e talentit Ibrahim Maza. 19-vjeçari, i cili ka lindur në Berlin, i ka kushtuar arkave të klubit të Bajerit plot 12 milionë euro.

Këtë sezon Maza, i cili ka zgjedhur për të përfaqësuar Algjerinë, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asist në 29 ndeshjet që ka luajtur me Hertën e Berlinit në Bundesligën 2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme