Lëvizja e Salianjit, Sulo: Nuk kemi të bëjmë me një interes personal
Analisti Arion Sulo, në emisionin “Trialog”, komentoi lëvizjen politike të Ervin Salianji, duke theksuar se sipas tij, nuk lidhet me interesa personale.
“Salianji është nga ata që mund të priste stacionin dhe asgjë nuk do të ndodhte. Mendoj që nuk kemi të bëjmë me një interes personal”, tha Sulo ndërsa theksoi nevojën për ndryshim brenda Partisë Demokratike. “Kjo gjë duhet të ndryshojë, nuk mund të mbash humbësit aty. Duhet një ndryshim,” u shpreh ai.
Analisti vuri në dukje se sipas tij, në PD shpesh janë të parët ata që kanë më pak mbështetje nga votuesit.
“Ata më të pavotuarit janë sërish të parët e vendit. Duhet të jetë vlera ajo që vendos. Ke fituar vota, të do populli, merr vendin dhe garo; në të kundërt, hap krahun. Ka edhe çështje të tjera që duhen trajtuar: marrëdhënia që duhet të ketë PD me shoqërinë dhe elementë të tjerë që kërkojnë reflektim,” shtoi ai.
Sulo tha se e zhvillimet e ardhshme duhet të jenë konstruktive, pasi konfliktet e brendshme do të dëmtonin rëndë partinë. “Më e keqja do të ishte të kemi luftë mes tyre. Nëse do të ketë sulme, do të jetë problem sepse do të çonte në përçarje,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




