Lewandowski si Suarez? Shfaqet Atletico Madrid

Negociatat midis Robert Lewandowski dhe Barcelonës për rinovimin e kontratës mbeten të bllokuara. Kontrata e sulmuesit polak skadon në vitin 2026 dhe ngërçi po tërheq vëmendjen e disa klubeve, të cilat janë të etura të nënshkruajnë me të si transferim i lirë. Siç raportohet nga disa media spanjolle, Atlético Madrid është midis tyre. Colchoneros shpresojnë kështu të përsërisin marrëveshjen që solli Luis Suarez në kryeqytetin spanjoll.
Pasi u largua nga katalanasit, sulmuesi uruguaian e udhëhoqi Atléticon drejt lavdisë në La Liga në vitin 2021. A do të ndodhë e njëjta gjë dhe me Lewandowskin? Dëshira e sulmuesit polak është qëndrimi te katalanasit, por nuk përjashtohet dhe një udhëtim drejt Serisë A, me Milanin të gatshëm për të vepruar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




