Lezha çel sezonin turistik veror – Aktivitetet prezantojnë ofertat e pasura turistike të këtij rajoni

Sociale | 1 vit më parë

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve, Lezha ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror. Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit nën tingujt e muzikës panairit të ushqimeve tradicionale dhe aktiviteteteve promovuese.

Teksa shpalosen ofertën e tyre operatoret turistik shprehen optimist për sezoni veror.

“Kemi kërkesë të lartë nga turistë të huaj dhe vendas”, u shpreh Griselda Marini, menaxhere hoteli.

Kryetari i Bashkisë Lezhë u shpreh se zonat turistike do të njohin një zhvillim të mëtejshëm përmes projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.  

“Brenda 3 vitesh Shëngjini, Talja dhe gjithë zona e bregdetit do të jenë vendet më të bukura për tu vizituar në Shqipëri dhe në rajon”, u shpreh Kryetar i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Çelja e sezonit turistik vjen me pritshmëri të larta për një rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme