Liderët e Ballkanit Perëndimor priten në takim nga Mbreti Charles III

Samiti i Berlinit ka mbledhur në Londër liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pak para nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, liderët e rajonit, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama janë pritur në një takim nga Mbreti Charles III.
Në orën 14:20 kur do mbërrijë dhe delegacioni shqiptar në punimet e samitit, Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij britanik Keir Starmer. Më pas në orën 14:45 parashikohet realizimi i fotos familjare ndërsa seanca plenare e samitit do të nisë në orën 15:00.
Delegacionet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do jenë pjesë në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur vendet e Evropës Juglindore në punë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Hapja e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj është rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Ekzistojnë shqetësime se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet e veta.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




