Liga e Europës/ Lillestrøm SK do “zhurmë” përballë Egnatias, përgjysmon çmimin e biletave për tifozët e saj

Sport | 3 muaj më parë

Skuadra norvegjeze e Lillestrøm SK ka bërë me dije se për ndeshjen e kthimit më Egnatian, e cila vlen një vend në fazën finale të Ligës së Europës, do të përgjysmojë çmimin e biletave për tifozët e saj ultras.

Sipas njoftimit klubi norvegjez kërkon të mbushë shkallët e stadiumit për ndeshjen e 27 gushtit dhe për këtë motiv u ka bërë ulje me 50% bilateve të ultrasve, të cilët do të jenë prezent në “Åråsen Stadion”.

Mes të tjerash klubi në fjalë ka njoftuar se ka aplikuar edhe për 5% të biletave në “Egnatia Arena” dhe se ende nuk ka marrë konfirmimin nga ana e klubit shqiptar.

Sipas klubit norvegjez kapaciteti i “Åråsen Stadion”  për ndeshjen mes Lillestrøm SK dhe Egnatias do të jetë deri në 9076 spektatorë. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme