Lind bebja me peshën më të madhe në 10 vite, mjekja: Ndër bebet më të mëdhenj, është një djalë pas tre vajzave

Sociale | 2 vite më parë

Një bebe me peshë 6.150 gr erdhi në jetë një ditë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Në një lidhje me Skype me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh 1, mjekja specializante Ersilda Dedja u shpreh se në evidencat botërore, fëmijë me peshën më të madhe që janë pritur në rrugë natyrale ka qenë para 1 viti në Kanada, ka qenë një bebe me peshën 6.8 kilogramë.

Dedja tha gjithashtu se bebja e lindur është ndër bebet më të mëdhenj që ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Gerdalinë”. Mjekja theksoi se foshnja ishte një djalë i cili ka lindur pas tre vajzave.

“Në evidencat botërore, fëmijë me peshën më të madhe që janë pritur në rruge natyrale ka qenë para 1 viti në Kanada, ka qenë një bebe me peshën 6.8 kilogramë. Ndërsa bebi më i madh i regjistruar deri më  sot është një bebe me peshë rreth 10 kile i cili është dhe në Rekordet Guinness. Por në Shqipëri në vitet që ne jemi pjesë e maternitetit “Mbretëresha Gerdalinë” është ndër bebet më të mëdhenj dhe bebja është një djalë pas tre vajzave”, u shpreh mjekja specializante Ersilda Dedja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme