Linjat e transmetimit të energjisë elektrike, OSHEE investon në njësitë administrative Shtiqën e Bicaj të Kukësit

Sociale | 1 vit më parë

Në funksion të përmirësimit të shërbimit për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve OSHEE Kukës ka nisur investimet për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit për tensionin e ulët. Në Shtiqën, ky investim është drejt përfundimit. Drejtori rajonal i OSHEE Elson Brati tha se investimi në fjalë synon përmirësim cilësor të furnizimit me energji elektrike.

“Jemi në njësinë administrative Shtiqen ku është marrë një investim shumë i gjerë. Tensioni i ulët është bërë nga fillimi me sistem shumë të ri, shumë të mirë dhe shumë cilësor. Kjo gjë ndikon dhe në përmirësimin e rrjetit duke mos pasur stakim të energjisë elektrike dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike të këtyre banorëve është shumë më e mirë në krahasim me si ka qenë më përpara”, tha ai.

Paralelisht po punohet edhe në njësinë administrative Bicaj. Sipas drejtorit të OSHEE Kukës Elson Brati, janë edhe të tjera investime në pritje për disa lagje në qytetin e Kukësit, por edhe në bashkitë Has e Tropojë.

“Sistemi i investimeve është shtrirë dhe në njësinë administrative Bicaj. Janë miratuar projekte dhe presim të implementohen në terren në njësinë administrative Tërthore si dhe në lagjen 1, dhe 3 në Kukës. Kemi dhe një investim tjetër në fshatin Cërnicë në bashkinë e Tropojës dhe ai shumë shpjet pritet të vazhdojë”, deklaroi Brati.

Sipas tij do të ketë ndërhyrje edhe në zonat problematike, kryesisht Shishtavec e Lekbibaj të cilat kanë me tepër stakime të energjisë elektrike si pasojë e defekteve të shumta që shfaqen në rrjet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme