Liverpool “arratiset”, Chelsea ngadalëson, Tottenham humbet

Liverpool i rikthehet tek fitorja në javën e 32-të të Premier League. ‘Reds’ mundën Ëest Ham 2-1 në Anfield falë Luis Diaz dhe van Dijk dhe zgjeruan epërsinë e tyre ndaj Arsenalit në +13. Kështu, skuadra e Slot mund të fitojë kampionatin që në fundjavën e ardhshme.
Chelsea barazoi 2-2 kundër Ipsëich Toën dhe mbetet prapa Manchester City në renditje. Ky rezultat i çon ‘Blutë’ në 54 pikë, një pikë prapa ‘Qytetarëve’. Ipsëich, nga ana tjetër, ngjitet në 21 pikë, por mbetet një hap larg rënies në Champions.
Tottenham humbet përballë Ëolverhampton, 4-2 në Molineux. Ëolverhampton arriti kështu fitoren e katërt radhazi dhe u ngjit në 35 pikë, duke kaluar në -2 nga 37 pikët e Tottenhamit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



