Liverpool pëson humbjen e parë, bie edhe Chelsea, fiton City

Futboll Bota | 1 vit më parë

Java e 6-të e Premier Ligës me siguri do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Liverpooli pëson humbjen e parë në ligë. Pasi triumfoi kundër Reds në Community Shield në gusht, Crystal Palace fitoi 2-1 në minutën e 97-të duke iu afruar vetëm tri pikëve vendit të parë. Reds mbeten në 15 pikë, ndërsa Palace ngjitet në 12 pikë.

Manchester City u rikthye te fitoret me një fitore 5-1 ndaj Burnley. Skuadra e Guardiolës gjen fitoren dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Burnley mbetet me 4 pikë. Manchester United humbi 3-1 në Brentford. Bie Chelsea në shtëpi, mundet nga Brighton me rezultatin 3-1. Leeds-Bournemouth u mbyll në barazim 2-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme