Lojërat Olimpike Dimërore 2026/ Max Langenhan vendos rekord në garën individuale me slitë

Sport | 9 muaj më parë

Në pistën e re në Milano Cortina, Max Langenhan fitoi medaljen e artë në garën individuale me slitë për meshkuj, duke vendosur rekordin e pistës në secilën prej katër lëshimeve dhe duke e përfunduar me një kohë totale prej 3:31.191.

Vendi i dytë për austriakun Jonas Müller, i cili mori medaljen e argjendtë.

Italiani Dominik Fischnaller mbrojti me sukses vendin e tretë me kohën 3:32.125.

Podiumi:

Max Langenhan (GER) 3:31.191

Jonas Müller (AUT) 3:31.787 (+0.596)

Dominik Fischnaller (ITA) 3:32.195 (+0.934)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme