Loredana largon Adeyemi-n nga Dortmundi, lojtari ndryshon menaxher dhe i komunikon klubit dëshirën për të ndryshuar skuadër

Karim Adeyemi ka vendosur që të largohet nga Borussia e Dortmundit. 23-vjeçari i ka komunikuar klubit dëshirën për të vazhduar karrierën në një tjetër klub.
Sipas medieve gjermane sulmuesi nuk do të rinovojë akordin me Borussia-n e Dortmundit eedhe pse klubi shpesh herë i ka ofruar një kontratë të re. Siç dihet në bazë të akordit aktual lojtari duhet të qëndronte në Signal Iduna Park deri në 2027-ën, por me zhvillimet e fundit ky skenar ka pak gjasa të realizohet.
Një rol kyç në zhvillimet e fundit ka edhe bashkëshortja e lojtarit. Sipas “Sport Bild”, Loredana i ka kërkuar lojtarit që të zhvendosen në një qytet më të madh. Për të mundësuar transferimin në një klub më të madh Adeyemi ka ndryshuar edhe menaxherët, të cilët kanë nisur të analizojnë tregun për të gjetur një destinacion për klientin e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




