Loredana largon sulmuesin Adeyemi nga Dortmund, dëshiron një kryeqytet europian

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Këngëtarja kosovare, Loredana Zefi, e njohur nga të gjithë si Loredana, shpesh ka marrë vëmendje edhe në botën e futbollit për shkak të lidhjes së saj me sulmuesin gjerman, Karim Adeyemi. Ndikimi i saj është i fortë te futbollisti, të cilin kërkon ta largojë nga Borussia Dortmund.

Loredana dëshiron të jetojë në një metropol, në një kryeqytet europian. Për këtë arsye, bisedimet për rinovimin e kontratës së Adeyemi, që skadon në 2027-ën, janë bllokuar prej muajsh dhe largimi duket i pashmangshëm.

Parisi mund të jetë stacionin i ri në karrierën e sulmuesit anësor gjerman, pasi ka një interesim nga PSG. Për Adeyemi ka pasur interes edhe nga Italia, me Juventusin në krye. Tani mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhej do të bëjë lojtari, ose më saktë partnerja e tij, Loredana.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme