Luan Baçi: Protesta e 24 janarit, ndryshe nga të tjerat. Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve
Deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e 24 janarit do të jetë një protestë ndryshe nga të tjerat.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt, Baçi tha se format dhe mënyrat e të protestuarit do të jenë nga më të ndryshmet.
Ai vuri në dukje se asnjë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse.
“Kjo do të jetë një stinë protestash, një vazhdimësi protestash, protesta dhe forma nga më të ndryshmet. Format dhe mënyrat nga më të ndryshmet. Asnjë protestë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse. Do të jetë një formë krejt ndryshe”, theksoi Luan Baçi.
Baçi shpjegoi më tej se protesta e 24 janarit si protestë kombëtare është dita e qytetarëve shqiptarë.
Sipas Baçit, 24 janari do të jetë në duart e qytetarëve protestues dhe “do të jenë ata që do të vendosin për mënyrën se si do të zhvillojnë protestën”.
“Se si do të jetë këtë do t’ia lëmë kohës dhe vendit për ta provuar dhe për ta vërtetuar. Unë shpeshherë në çdo dalje e kam thënë që dita që caktohet për protestë kombëtare është ditë e qytetarëve, është ditë e qytetarëve, pushteti në datën 24 janar do të jetë në duart e qytetarëve protestues, do të jenë ata që do të vendosin për mënyrën se si do të zhvillojnë protestën”, u shpreh më tej Baçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




