Lufta në Ukrainë, Kremlini konfirmon takimin Trump-Putin

Botë | 1 vit më parë

Kremlini ka konfirmuar takimin që pritet të ndodhë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut amerikan Donald Trump lidhur me diskutimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kremlini tha se takimi do të zhvillohet “në ditët në vijim” dhe palët kanë filluar të punojnë për përgatitjet.

“Është e vështirë të thuhet se sa kohë do të zgjasin këto përgatitje, por qëllimi është që takimi të zhvillohet javën e ardhshme”, tha Kremlini, siç raportojnë mediet ruse.

Ky reagim vjen pasi Trump deklaroi se mund të takohet personalisht me Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Mediet ruse, duke cituar ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, thonë se është rënë dakord për një vend takimi midis Trump dhe Putin, ndërsa detaje të mëtejshme do të njoftohen më vonë.

Një ditë më parë edhe i dërguari i SHBA-së për luftën në Ukrainë, Steve Witkoff, zhvilloi një takim me presidentin Putin. Bisedimet u cilësuan nga Kremlini si “konstruktive” dhe duke vënë në dukje se të dyja palët kishin shkëmbyer “sinjale”.

Tre raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll nuk kanë arritur ta sjellin luftën më afër fundit. Kjo ka bërë që Trump të ashpërsojë retorikën ndaj Moskës, e cila vijon bombardimet në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme