Lufta në Ukrainë-Macron pret në Paris Rubion dhe Witkoffin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pritur në Paris sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin e Trump në Rusi, Witkoff, të shoqëruar nga ministri i jashtëm i Francës Jean-Noël Barrot.
Takimi i tyre mbahet këtë pasdite dhe presidenca franceze tha se Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pak para takimit me delegacionin amerikan.
Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, çka e bën këtë një nga nivelet më të larta të angazhimit transatlantik që nga muaji shkurt.
Muajt e fundit, SHBA ka treguar një ngurrim për t’u koordinuar ngushtë me partnerët evropianë, por takimet e sotme sinjalizojnë një kthesë të mundshme në qasjen diplomatike të Uashingtonit.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se fokusi kryesor i këtyre bisedimeve do të jetë gjetja e një rruge për ndalimin e luftimeve, ndërsa Witkoff do të raportojë mbi takimin e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin.
Ndërkohë, diplomatë evropianë theksuan se do t’i kërkojnë SHBA-së të rrisin presionin ndaj Rusisë për të pranuar një armëpushim pa kushte.
“Ne duam që SHBA të përdorin pak më shumë shkopin,” deklaroi një zyrtar evropian, duke iu referuar qasjes së fortë ndaj Kremlinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




