Luis Enrique: Manchester City-PSG do të jetë një spektakël

UEFA Champions League | 1 orë më parë

Manchester City kundër PSG, të mërkurën në Etihad(ora 21:00), ndeshje e madhe e javës së dytë në Ligën e Kampioneve, e prezantuar në Sky Sport nga trajneri i kampionëve të Evropës, Luis Enrique.

“Është një nga ndeshjet më të mira. Është një motivim për ne dhe e dimë se është e njëjta gjë për të gjithë kundërshtarët tanë kundër kampionëve aktualë. Mendoj se janë dy ekipe të ngjashme sepse kanë dy trajnerë që kanë një kuptim të fortë se si të luajnë dhe të bashkëveprojnë me topin. Mendoj se është një nga ndeshjet më të mira që mund të shihni në Evropë tani. Dhe janë dy nga shtatë ose tetë ekipet që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve, kështu që kemi të njëjtin qëllim për të luajtur futbollin tonë”.

A mund të jetë ajo që po përjeton City një avantazh për ekipin? Dhe cili është mendimi juaj?

“Nuk kam informacion dhe mendoj se duhet të presim për një vendim përfundimtar. Jemi të gjithë të pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Në këtë kuptim, mendoj se mund të jetë një motivim për lojtarët, por edhe një problem. Por duhet thënë se ata kanë arritur rezultate deri më tani, dhe kjo do të thotë që trajneri dhe lojtarët janë në gjendje të qëndrojnë të përqendruar dhe të marrin pikë. Ne të gjithë jemi mësuar me zhurmën dhe presionin, duhet të mësohemi ta menaxhojmë atë”.

Për herë të parë përballet me Donnarumma-n si kundërshtar…

“E njohim shumë mirë, e dimë se do të jetë shumë e vështirë të shënojmë, sepse ai është padyshim një nga portierët më të mirë në botë. Pata fatin ta njihja Gigio-n si person, jam shumë i lumtur ta shoh përsëri dhe ta përqafoj. Por pas ndeshjes…”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme