Luka Modric i thotë lamtumirë Realit të Madridit

Futboll Bota | 1 vit më parë

“Momenti ka ardhur. Momenti që nuk kam dashur kurrë të vij, por ky është futbolli dhe në jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund… Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Santiago Bernabeu.” Kështu nis postimi i gjatë i Luka Modric i cili në rrjetet sociale ka njoftuar lamtumirën e tij nga Reali i Madridit.

Klubi spanjoll ka vendosur të mos i rinovojë kontratën kapitenit, i cili do t’i japë fund aventurës së tij me “Blancos” gjatë Botërorit të Klubeve, që nis më 15 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Luka Modric do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të Real Madridit si një futbollist unik dhe shembullor, i cili ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e Real Madridit”, tha presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. “Futbolli i tij ka mahnitur tifozët e Real Madridit në mbarë botën. Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë.”

Modric do t’i thotë lamtumirë Realit në sfidën kundër Sociedad më 24 maj pas trembëdhjetë sezonesh dhe 28 trofesh të fituar, duke synuar të vazhdojë karrierën e tij deri në vitin 2026 me synimin për të luajtur në Kupën e Botës me Kroacinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme