Macron: Një Liban i qëndrueshëm është thelbësor për paqen në Lindjen e Mesme

Botë | 22 minuta më parë

Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar se një Liban i paqësor është “shpresa e rilindur për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Kwtw deklaratw Macron e bwri pas takimit me udhëheqësit e Libanit dhe Jordanisë, ku u diskutuan mënyrat e përforcimit të Forcave të Armatosura Libaneze.

Një Liban sovran dhe i qëndrueshëm është një hap vendimtar drejt paqes dhe stabilitetit për të gjithë rajonin”, shkroi ai.

Macron theksoi më tej se “vetëm diplomacia dhe dialogu mund t’i japin fund një escalimi pa rrugëdalje”.

Ai tha se Franca theksoi sot “rëndësinë e sigurimit të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Bab el-Mandebit”.

Macron e cilësoi gjithashtu konfliktin izraelito-palestinez si një burim tjetër të paqëndrueshmërisë në rajon.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme