Macron pas vizitës në Tiranë: Miqësia jonë është e fortë, Franca do të jetë në krahun tuaj drejt BE-së

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vizitës së tij dyditore në Tiranë, duke vlerësuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës.

Përmes një videoje nga takimet e zhvilluara në vendin tonë, Macron theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në të gjitha fushat dhe se Franca do të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete. Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së një shkolle 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje. Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian. Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, shkruan Macron.

Presidenti Macron erdhi në Tiranë më 16 maj në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropain, ndërsa këtë të shtunë mori pjesë edhe në Forumin Ekonomik  Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme