Madridi, kryeqyteti i sportit

Madridi u bë kryeqyteti i sportit teksa u shpërndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit 2025. Ky edicion përkon me 25 vjetorin e krijimit të këtij trofeu, kur në vitin 2000 në Monajo u bë edhe cermonia e parë.
Laureus World Sports Awards (Loiros uorld sports çuord) festoi 25 vjetorin e tij duke mbledhur sportistët më të mirë nga 40 vende të botës, jo vetëm të 12 muajve të fundit, por edhe të shekullit të 21-të. Në fokus ishin sigurisht rezultatet e arritura në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike “Paris 2024”, por fituesit e trofeve të ndryshëm në të gjitha sportet e tjera.
Simone Biles dhe Rebecca Andrade, mike, rivalë dhe kampione olimpike, nga bota e gjimnastikës – ishin të dyja fituese. Nga Spanja, trofeun e lakmuar e morën, skuadra e futbollit të Realit të Madridit dhe Lamine Yamal i Barcelonës. Këtë vit u dhanë dy statuja shtesë, me të cilat u nderua 22 herë fituesi i Grand Slam, Rafael Nadal dhe Kelly Slater, 11 herë kampionia e botës në surfing.
Alteti më i mirë i të gjithë kohërave, Mondo Duplantis, për rekordet e tij të njëpashnjëshme në kërcimin me shkop, u nderua me çmimin Sportisti Botëror i Vitit, pasi u nominua në secilin nga tre vitet e fundit dhe është atleti i dytë sportiv që e fiton këtë çmim, pas katër herë fituesit Usain Bolt.
Duplantis e mori trofeun nga fituesi i vitit të kaluar, Novak Gjokovic. Për sportistët me Aftësi të Kufizuar me trofeun u nderua Jiang Yuyan (Xhang jan).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




