Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Aktualitet | 9 muaj më parë

Prurjet e shumta dhe reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në Lagunën e Nartës, duke rrezikuar Manastitin e Zvërnecit, monument kulture i kategorisë së parë.

Toka përreth Manastirit dhe objekteve ndihmëse është përmbytur.

Prifti i manastirit, Jani Tereziu, shprehet se “fenomene më këto përmasa janë të pazakonta për këtë zonë, duke shtuar se një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë bllokimi i kanalit të madh shkarkues, për të cilin kërkon ndërhyrje të menjëhershme”.

Ndërkohë, drejtori i Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi, bën të ditur se “specialistët kanë kryer inspektime në terren për të verifikuar gjendjen e monumentit dhe të strukturave përreth, si dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme në vijim”.

Situata po trajtohet nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkinë Vlorë, me qëllim hartimin e një projekti të përbashkët për ndërhyrje afatgjatë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga fenomenet natyrore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme