Manchester United, Fletcher pezullohet me gjashtë ndeshje për fyerje homofobike

Mesfushori i Manchester United, Jack Fletcher, është pezulluar me gjashtë ndeshje për shkak të një fyerjeje homofobike ndaj një kundërshtari gjatë humbjes 5-2 ndaj Barnsley në EFL Trophy më 21 tetor. “Më vjen vërtet keq për fyerjen, të cilën e bëra në njw moment tensioni”, kërkoi falje lojtari 18-vjeçar, djali i legjendës së Djajve të Kuq, Darren Fletcher, i cili u përjashtua nga fusha.
“E kuptoj plotësisht se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe kërkova falje menjëherë pas ndeshjes. Ishte një lëshim i përkohshëm moral që absolutisht nuk pasqyron bindjet ose vlerat e mia”. Fletcher u gjobit gjithashtu me 1,500 £ dhe do të detyrohet të marrë pjesë në një program edukimi të detyrueshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




