Manchester United humbet përsëri, shtanget nga Aston Villa

Aston Villa kundër Manchester United përmbylli raundin e 17-të të Premier League, me ekipin vendas që triumfoi me rezultatin 2-1 në Villa Park. Të besuarit e Emery zhbllokuan sfidën në minutën e 45-të me anë të Rogers, i ndjekur nga një gol i menjëhershëm barazimi nga Cunha (48′) para përfundimit të pjesës së parë.
Rogers ishte protagonist përsëri në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën në minutën e 57-të për të vulosur fitoren. Aston Villa është në ve d të tretë, tri pikë pas liderit Arsenal dhe një pikë pas Manchester City-t të vendit të dytë.
Nga ana tjetër, Manchester United mbetet i bllokuar në 26 pikë, me zonën e Ligës së Kampionëve që po i largohet gjithnjë e më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



