Manchester United mund Liverpool-in dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Manchester United siguroi një sukses të dyfishtë duke mposhtur rivalin e përjetshëm, Liverpoolinme rezultatin 3-2 të dielën në Old Trafford dhe duke siguruar kualifikimin për në Champions League të sezonit të ardhshëm pas një mungese dyvjeçare.

Djajtë e Kuq udhëhoqën 2-0 në pjesën e parë, u barazuan 2-2, por rrëmbyen fitoren me një gol të vonë nga Kobbie Mainoo, lojtar i cili ka marrë besimin e Michael Carrick.

Me tri ndeshje të mbetura në ligë, Manchester United (i 3-ti, 64 pikë) është i sigurt se do të përfundojë në pesë të parat, gjë që garanton kualifikimin për garën kryesore të klubeve në Evropë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme