Marrëveshja për pensionet Shqipëri- Itali, Denaj: Arritje që vjen pas një pune të madhe

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi të enjten në Parlament se, marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, i hap rrugën që të përfitojnë mundin dhe djersën të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Sipas saj, kjo është një arritje që vjen pas një pune të madhe për më shumë se një dekadë.

Denaj e komentoi marrëveshjen të një rëndësie të madhe, ku veçoi se edhe marrëveshja me Kanadanë apo vende të tjera, është meritë e punës këmbëngulëse të qeverisë së PS-së.

“Kjo marrëveshje garanton që asnjë qytetar nuk humbet asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku ka punuar, duke mundësuar kështu plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dyja vendet. Qytetarët përfitojnë sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar; sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjet dhe sigurimin e papunësinë”, tha Denaj në Kuvend.

Ajo theksoi se, çdo person ka të drejtë të tërheqë përfitimin e siguruar, pension të pjesshëm minimalisht për 15 vitet e punës dhe pension të plotë maksimalisht për 36 vite e 8 muaj punë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme