Marshimi i të rinjve në Elbasan: Mafia ka më shumë frikë nga shkolla sesa nga drejtësia

Sociale | 3 vite më parë

Nën moton “Mafia ka më shumë frikë, nga shkolla sesa nga drejtësia” nxënës të shkollave 9 të vjeçare dhe të Mesme në Elbasan marshuan në shenjë simbolike për të përkujtuar 21 marsin  “Ditën e  Kujtesës” në përkujtim të viktimave të pafajshme të mafias. Përfaqësues te shoqërisë civile pohuan se  kur mesazhet përcillen nga të rinjtë ka dhe më shumë impakt.

“Sot jemi mbledhur në përkujtim të ditës 21 mars e cila ka lindur në Itali, si një ditë për të përkujtuar të gjitha viktimat e krimit. Nxënësit kanë shprehur nëpërmjet talentit të tyre mesazhe sensibilizuese për moshatarët e tyre por edhe për anëtarët e komunitetit”, u shpreh Sajmir Bakalli, Përfaqësues i shoqërisë civile.  

Vetë të rinjtë theksuan se ndjehen të rrezikuar nga mafia e cila tashmë është duke përdorur rrjetet sociale për të arritur tek ata.

Prej disa vitesh  organizata jo qeveritare janë angazhuar ne organizimin  aktivitete te ndryshme sociale, me qellin ndërgjegjësimin e te rinjve për mos përfshirje në veprimtari kriminale.

Gazetare K. Toroveci

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme