Maturantja ekselente nga Shkodra – Oksana Shpuza ka prirje të veçantë për lëndët shkencore

Sociale | 2 vite më parë

Oksana Shpuza mëson në një nga shkollat jopublike të Shkodrës. Ajo është nxënëse ekselente që nga klasa e pestë. Rezultatet e shkëlqyera të saj vijojnë pa u ndalur edhe sot që është maturante.

“Ajo që më tërheq mua nga lëndët shkencore është kompleksiteti që këto lëndë kanë në vete, misteri dhe mënyra se si ato zgjidhen. Ajo që më pëlqen më shumë është ana e kimisë”, tha maturantja e ekselencës Oksana Shpuza.

Ka një prirje të veçantë për lëndët shkencore, në mënyrë të veçantë Kiminë ku në fillim të vitit është vlerësuar si një nga fitueset e olimpiadave. Të ardhmen e saj ka nisur ta projektojë që tani.

“Të zgjidhesha në lëndën e kimisë që jo të gjithë mund të jenë më të mirët është një sukses i imi dhe ndjeva krenari për veten në ato momente”, tha Oksana Shpuza.

Oksana është një nxënëse që e mbush me krenari edhe mësuesen e saj kujdestare.

Veç orëve mësimore, Oksana ka edhe një pasion të veçantë për sportin, të cilin e ushtron herë pas here. Ajo është një nga shembujt e mirë të përkushtimit ndaj mësimeve dhe aktivizimit në jetën sociale të qytetit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme