Mbappe si Ronaldo, 33 gola në vitin e parë te Reali

Kylian Mbappé ishte protagonisti i Realit të Madridit në fitoren me përmbysje përballë Leganesit në kampionatin spanjoll. Sulmuesi francez shënoi 2 gola në këtë takim dhe barazoi Cristiano Ronaldon dhe Van Nistelrooy për golat në vitin e tij të parë në Real Madrid.
Deri më tani Mbape ka shënuar 33 gola me fanellën e Realit, njësoj si portugezi në sezonin 2009-2010 dhe holandezi në sezonin 2006-2007.
Zamorano ka bërë më mirë në sezonin 1992-1993 duke shënuar 37 gola, por ish-lojtari i PSG-së ka ende ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe mund të arrijë apo edhe të kalojë ish-lojtarin nga Kili.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



