Mbappe sqaron dëmtimin: S’është i vërtetë lajmi i gjurit të gabuar, ndoshta është faji im

Kylian Mbappe, i cili ka pasur një dëmtim në gju, ka hedhur poshtë lajmet e shtypit spanjoll dhe francez. Sipas këtyre lajmeve, Real Madrid ka vizituar gjurin e gabuar të sulmuesit, të djathin, ndërkohë që probleme kishte i majti.
“Informacionet, sipas të cilave kemi ekzaminuar gjurin e gabuar, nuk janë të sakta”, – ka deklaruar sulmuesi në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes miqësore që Franca do të luajë me Brazilin.
“Ndoshta jam indirekt përgjegjës për këtë situatë, sepse nuk kam komunikuar. Dhe kur nuk komunikon atë çfarë ke dhe atë çfarë po ndodh, lë hapësirë për interpretim. Secili mendon sipas mënyrës së vet, është loja”, – ka shpjeguar Mbappe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




