Mbappé vendos rekord, Franca mposht Senegalin

Franca e nisi fuqishëm Grupin I të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Senegalin me rezultatin 3-1. Deschamps pati një pjesë të parë të vështirë, me afrikanët që ishin shumë pranë një goli kur Jackson goditi shtyllën.
Mbappé hapi serinë e golave në minutën e 66-të, pastaj Barcola dyfishoi epërsinë në minutën e 82-të me një asist të Rabiot. Talenti i ri, Mbaye shënoi në minutën e 95-të, por pak çaste më vonë, Mbappé vulosi fitoren me një gol të mrekullueshëm që e çoi atë përpara Giroud në listën e golashënuesve francezë të të gjitha kohërave(58 gola në 99 ndeshje).
Me dopietën e realizuar sot, sulmuesi i Realit është barazuar me Gerd Muller me 14 gola në Kupën e Botës. Vetëm dy lojtarë kanë më shumë: Ronaldo (15) dhe Miroslav Klose (16).
Vetëm 27 vjeç, statistikat e Mbappé janë thjesht monstruoze. Kjo është Kupa e Botës e tij e tretë: e fitoi atë në debutimin e tij në vitin 2018 dhe në vitin 2022 humbi vetëm ndaj Argjentinës së Leo Messit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i turneut me tetë gola. Nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Katarit, lojtari i lindur në vitin 1998 ka grumbulluar 14 gola dhe tre asiste në 15 paraqitje.
Me këtë ritëm, këto shifra janë të destinuara të rriten në mënyrë eksponenciale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




