Mbi 68 mijë pushues kërkuan ndihmë mjekësore, OSHKSH: Në tre muaj, 30% e pushuesve ishin të huaj

Mbi 68 mijë pushues janë trajtuar për sëmundshmëri të ndryshme që nga fillimi i këtij sezoni turistik nga 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësore deri në datën 31 gusht, 68.108 pushues kanë marrë ndihmë shëndetësore për problematika akute dhe kronike të shfaqura gjatë pushimeve në zonat bregdetare dhe ato malore.
Nga ky kontigjent 30% kanë qenë turistë të huaj nga vende të ndryshme të botës të cilët e kanë këtë shërbim falas.
Java e fundit e gushtit ka rezultuar e ngarkuar. Gjatë ditëve të fundit të muajit u kryen 6.371 vizita nga të cilat 65% kanë qenë pushues shqiptarë, 35% pushues të huaj.
Qendrat me fluksin me të lartë të vizitave kanë qënë:
- Shëngjini
- Velipoja
- Golemi
- Durrësi
- Pogradeci
Sipas Operatori të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, diagnozat me të shpeshta kanë qenë infeksionet e rrugëve të stomakut dhe zorrëve – gastroeneteritet, viroza të ndryshme, pickimet, problemet alergjike akute dhe kronike dhe hipertensioni arterial.
36 qendrat shëndetësore verore do të vijojnë të përmbushin misionin e tyre sezonal ndaj pushuesve deri në datën 30 shtator për t’u rihapur sërish vitin e ardhshëm.
Gjatë sezonit të një viti më parë, në qendrat shëndetësore pranë zonave turistike u realizuan 80.765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




