Mbrojtësi zyrtarizon largimin nga Partizani

David Domgjoni nuk është më një lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mbrojtësi 28-vjeçar, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas.
“Faleminderit @fkpartizani. Ishte privilegj dhe kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi të madh me tifozë të mrekullueshëm. Faleminderit presidencës, trajnerëve dhe gjithë bashkëlojtarëve, ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale.
Domgjoni u bashkua me Partizanin në shtator të vitit të kaluar dhe u aktivizua në 22 ndeshje në Abissnet Superiore sezonin e fundit. Ky është largimi i tretë nga skuadra e kuqe pas Taipit dhe Osmanllarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




