Mbyllet edicioni i tretë i konkursit “Niko Nikolla”, çmimi kryesor iu akordua aktorit dhe karikaturistit Bujar Kapexhiu
Mbrëmja Gala e ndarjes së çmimeve ka shënuar mbylljen zyrtare të edicionit të tretë të Konkursit Mbarëkombëtar të Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”, zhvilluar në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Aktiviteti, që për dy net me radhë bashkoi autorë të prozës, poezisë dhe komedisë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, u kthye në një festë të humorit dhe artit letrar.
“Me pak dëshirë dhe vullnet ne do mundemi që letërsisë së humorit t’i japim një zhvillim dhe një dinjitet që i takon ta ketë”, u shpreh Flora Nikolla, organizatore e konkursit “Niko Nikolla“
Fitues i çmimit kryesor të këtij edicioni u shpall aktori, komediani dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, i cili u vlerësua për kontributin e tij të veçantë në letërsinë dhe artin e humorit shqiptar.
“Është kënaqësi që kur bën krijimtari dhe merr pjesë në një konkurs mbarëkombëtar, por kur të vlerësojnë me një çmim kjo është disafish më e kënaqshme dhe mobilizuese për të vazhduar këtë krijimtari”, u shpreh Bujar Kapexhiu.
Gjatë ceremonisë u akorduan edhe çmime të tjera, mes të cilave çmimi “Post Mortum” për Teodor Kekon, çmimi i karrierës për Ferit Lamajn, si dhe u vendos mbështetja për botimin e tre dorëshkrimeve humoristike. Konkursi “Niko Nikolla” vlerësohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore që synon promovimin dhe ngritjen e letërsisë së humorit në Shqipëri.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




