Mbyllet faza para-eliminatore e UEFA Futsal Champions League, Vllaznia e treta në Grupin B

Kanë përfunduar ndeshjet e Grupit B të fazës para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, që u zhvilluan në Parkun Olimpik, në Tiranë.
Në këtë grup bënte pjesë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Vllaznia Futsal, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë).
Kuqeblutë u përballën në ndeshjen e tretë dhe të fundit me Tigers Roermond, ku u mundën me rezultatin 6-2. Për Vllazninë shënuan Lolovic dhe Gokaj, ndërsa për holandezët realizuan Boukhari, Charraoui, Mossaoui, Bouyouzan (x2) dhe Dzurlic.
Aventura europiane për Vllaznia Futsal përfundoi me vendin e tretë në Grupin B, me 3 pikë të grumbulluara. Kualifikimin në fazën tjetër e siguroi Tigers Roermond, që u rendit në krye të grupit me 9 pikë të plota.
KMF Bajo Pivljanin e mbylli në vend të dytë me 6 pikë, ndërsa Ísbjörninn u rendit i fundit pa asnjë pikë.
UEFA Futsal Champions League 2025/26
Tigers Roermond vs Ísbjörninn 12-2
Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal 4-2
Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn 4-0
Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond 0-5
Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin 7-10
Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond 2-6
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




