Mbyllet gara për drejtimin e BKH, mes kandidatëve edhe Gledis Nano. Procesi kalon në duart e komisionit të SPAK
Ka përfunduar zyrtarisht afati për aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), strukturës hetimore që vepron pranë SPAK.
Në mesin e aplikantëve për mandatin 5-vjeçar bie në sy emri i Gledis Nanos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Po ashtu për këtë post, kanë aplikuar edhe Menton Cuku dhe Joni Keta, të cilët janë aktualisht pjesë e trupës hetimore të BKH-së.
Procesi i përzgjedhjes do të vijojë në javët e ardhshme me verifikimin e kritereve ligjore, testimet me shkrim dhe intervistat përfundimtare, të cilat do të zhvillohen nga Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK.
Komisioni që do të përzgjedhë drejtuesin e ri të BKH-së përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Behar Dibra dhe Arben Kraja. Pas përzgjedhjes së kandidatit, emri i propozuar i kalon për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Drejtuesi i ri i BKH-së pritet të zgjidhet përpara përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt më 31 gusht 2025, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




